Kryeministri Rama dhe homologu japonez, Fumio Kishida kanë dhënë një deklaratë të përbashkët për mediet.
Vizita e Ramës në Japoni vjen në kuadër të 42- vjetorit të marrëdhënieve diplomatike me Japoninë.
Kreu i qeverisë bëri me dije se është firmosur një marrëveshje për ngritjen e dhomës së tregtisë mes Shqipërisë dhe Japonisë.
Gjithashtu bëri me dije se shumë shpejt, Japonia do jetë edhe më aktive në marrëdhëniet diplomatike të Ballkanit Perëndimor, rajonit dhe vendit tonë.
Rama tha se Japonia do të dërgojë një ambasador përgjegjës për rajonin, e kështu pavarësisht dallimeve nga aspekti i pozitës gjeografike, Japonia do mund të bashkëpunojë krah për krah përballë krizave të pa pritura.
Rama: Japonia është një vend që ne e respektojmë dhe e adhurojmë. Shpresoj që edhe ju kryeministër të vizitoni Shqipërinë dhe rajonin së shpejti. Është lajm i bukur që Japonia do të dërgojë një ambasador përgjegjës për Ballkanin. Kështu, Japonia të jetë më e pranishme në vendin tonë. Ne jemi së bashku në Këshillin e Sigurimit dhe kemi bashkuar forcat për të ndihmuar Ukrainën. Ajo që po bën Moska është një shkelje e papranueshme të së drejtës ndërkombëtare të Rusisë. Vërtetë jemi larg gjeografikisht jemi të ndryshëm, por në një botë që është e përfshirë nga krizat e papritura, unë mendoj se ajo që na bashkon janë vlerat. Duke shpresuar se së shpejti që qeveria japoneze do të bëjë të mundur që shqiptarët të udhëtojnë pa viza, ne presim me padurim që ky bashkëpunim të bëhet.
Nga ana tjetër, kryeministri japonez, Fumio Kishida tha se mes dy vendeve janë vlerësuar bashkëpunimet në disa fusha, duke nisur nga importi i tonit nga Shqipëria dhe ngritja e një dhome tregtie Shqipëri-Japoni.
Kishida: Në fushën ekonomike bëmë një vlerësim të situatës të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve duke përfshirë importin e tonit nga Shqipëria në Japoni, gjithashtu ngritjen e dhomës së tregtisë Shqipëri-Japoni. Shpresojmë që të kemi një nxitje të eksporteve nga Shqipëria dhe investimeve nga Japonia. Ne synojmë të përjetësojmë nisma për t;u mbësht. Do caktojmë një ambasador përgjegjës për Ballkanin Perëndimor. Pas kësaj konference gjatë darkës do diskutojmë për marrëdhëniet mes dy vendeve. Mjedisin e vështirë të sigurisë në Paqësor dhe rajon. Synoj t’i shpjegoj kryeministrit strategjinë e sigurisë të miratuar.
/Albeu.com/