Belind Këlliçi “ndez motorët” për zgjedhje, del në qarkullim furgoni i stampuar: Jam këtu t’ju dëgjoj

Teksa na ndajnë më pak se tre muaj nga zgjedhjet vendore të 14 majit, kandidati i bashkisë së Tiranës, Belind Këlliçi ka “përveshur” mëngët.

Mëngjesin e sotëm Këlliçi e ka nisur duke bërë me dije se opozita në kryeqytet ka “ndezur motorët” për zgjedhjet lokale.

Ai ka publikuar një foto ku shihet një furgon i stampuar me logon e Partisë Demokratike, emrin e kandidatit Belind Këlliçi si dhe sloganin e tij “Jam këtu t’ju dëgjoj”.

“Mirëmëngjes Tirana! Gati për punë!”, shkruan Këlliçi.

/Albeu.com/


Shtuar 22.02.2023 10:55