Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni do të vizitojë Kievin ditën e sotme, 21 shkurt dhe do të takohet me Presidentin Volodymyr Zelensky, raportoi gazeta e përditshme italiane il Fatto Quotidiano.
Vizita e parashikuar e Melonit vjen pasi ish-kryeministri Silvio Berlusconi kritikoi Zelenskyn dhe mbështetjen e Evropës për Ukrainën.
Së fundmi ai tha se “kurrë” nuk do të kishte folur me Zelenskyn nëse do të ishte kryeministër.”
Berlusconi ka thënë se ai i gjykon sjelljet e Zelensky “shumë, shumë negativisht” dhe e fajësoi atë për luftën.
Berlusconi ka qenë një mbështetës aktiv i presidentit rus Vladimir Putin, ku të dy e quanin njëri-tjetrin miq në shumë raste.
Meloni dhe Zelensky u takuan në samitin e BE-së në Bruksel më 9 shkurt gjatë udhëtimit të dytë ndërkombëtar të njohur të liderit ukrainas, të cilin ai e përdori për të kërkuar ndihmë ushtarake më të madhe, duke përfshirë transferimin e mundshëm të avionëve luftarakë të projektuar nga perëndimi. /Albeu.com./