Heroinë në Zvicër, marihuanë në Itali. Një trafik i gjerë, i menaxhuar nga shqiptarë me banim nga Como në Lucca, i zbuluar në vitin 2018 nga Guardia di Finanza i Njësisë së Policisë Ekonomiko-Financiare të Milanos është shkatërruar dhe të dënuarit tashmë kanë dalë në gjyq.
Teksa dy shqiptarë janë ende të pagjurmueshëm, mes tyre është dhe emri i Mariglen Memës, 35-vjeçari që mbeti i vrarë me kallashnikov në një lokal në Vlorë, ku po pinte kafe. Vrasja ndodhi në të njëjtën periudhë në të cilën përfunduan hetimet ndaj tij në Itali.
Ai u vra nga një bashkatdhetar 33-vjeçar, i njohur në Itali dhe i përfshirë në trafik droge, i cili pasi doli nga lokali i mori jetën me automatik, shkruan Il Giorno.
Hetimet, të koordinuara nga zv.prokurori i Como Antonio Nalesso, flisnin për ngarkesa të shumta me lëndë narkotike në Itali dhe Zvicër, dhe gjatë aksioneve u sekuestruan 450 kilogramëve marihuanë, 10 heroinë dhe 200 të tjera lëndë për përgatitjen e heroinës.
Sipas pretendimeve, të dyshuarit importonin drogë nga Shqipëria për ta rishitur më pas në Itali dhe Zvicër, duke përdorur metoda të koduara komunikimi.
Dënimet më të larta, 5 vjet, ka qënë për 40-vjeçarin Altin Braho, banues në Como dhe për Renato Burrelin, 34 vjeç nga Lucca, i cili ishte ndaluar në Como në nëntor 2013 me 200 kilogramë marihuanë të fshehura në një ndarje të furgonit të tij dhe i dënuar me 4 vjet burg.
Dorian Daku, 52 vjeç, Gentian Prifti, 45 vjeç dhe Arjol Rexhon, 39 vjeç, të dy banues në Shqipëri, u dënuan me 4 vjet burg./Albeu.com/