Anëtar i një organizate kriminale, arrestohet 22-vjeçari fierak, në kërkim ndërkombëtar nga Spanja

Xhovalin Aliaj, 22 vjeç është arrestuar nga policia e Fierit pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Spanja.

Arrestimi i tij u bë me qëllim ekstradimin drejt Spanjës.

Sipas njoftimit të policisë, Aliaj ishte  shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet gjyqësore spanjolle i kanë caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale: “Trafikimi i narkotikëve”, “Mashtrime tregtare”, “Vandalizmi”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”, të kryera në formën e organizatës kriminale dhe të parashikuara nga legjislacioni penal i Spanjës.

Nga hetimet e kryera në këtë shtet, ka rezultuar se 22-vjeçari, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, përshtatnin ambiente të mbyllura, në qytete të ndryshme të Spanjës, për kultivim të bimëve narkotike, me anë të llambave.

Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi.


Shtuar 18.02.2023 11:01