Rusia po zhvillon stërvitje të përbashkëta me Kinën dhe Afrikën e Jugut në ujërat jashtë bregut lindor të Afrikës jugore, pavarësisht shqetësimeve të SHBA-së dhe pritet të ketë një lëshim provë të një rakete hipersonike.
Kritikët thonë se stërvitjet ushtarake 10-ditore do të veprojnë si një nxitje propagande për Moskën në përvjetorin e pushtimit të saj në Ukrainë.
Ndërsa Perëndimi po rrit dërgesat e tij të armëve për të ndihmuar Ukrainën të shmangë pushtimin rus, Afrika e Jugut filloi lojërat luftarake me luftanijet ruse që me krenari mbështesin ofensivën.
“Admirali Gorshkov” i Rusisë, i cili mbërriti në Cape Toën këtë javë, është shënuar me simbolin pro luftës të Kremlinit, shkronjën “Z”.
Ambasadorja e Ukrainës në Afrikën e Jugut, Liubov Abravitova tha se ajo dënon stërvitjet.
“Është shumë shqetësuese që Afrika e Jugut do të jetë nikoqire e stërvitjes ushtarake me vendin, agresorin, pushtuesin, që përdor forcën e tij ushtarake kundër vendit paqësor, duke sjellë shkatërrim dhe duke u përpjekur të eliminojë kombin ukrainas”, tha Abravitova.
Afrika e Jugut ka mbrojtur vazhdimisht qëndrimin e saj neutral ndaj konfliktit në Ukrainë dhe të drejtën e saj për marrëdhënie me Rusinë, një anëtare tjetër e bllokut tregtar BRICS me Brazilin, Indinë dhe Kinën.
Ministri i Jashtëm i Afrikës së Jugut, Naledi Pandor, muajin e kaluar mirëpriti homologun rus, Sergey Lavrov. dhe tha se Pretoria nuk do të vijonte të qëndronte neutral.
Megjithatë, Aleanca Demokratike e opozitës, thotë se mbajtja e stërvitjeve në Pretoria tregon se ajo ka hequr dorë nga çdo pretendim për neutralitet.
Departamenti i Mbrojtjes i Afrikës së Jugut tha se kjo nuk është loja e parë luftarake me Rusinë dhe se më parë ajo iu bashkua stërvitjeve ushtarake edhe me aleatët e saj perëndimorë.
Megjithatë, Afrika e Jugut këtë vit refuzoi një ftesë për t’u bashkuar me stërvitjet detare shumëkombëshe të udhëhequra nga SHBA në Gjirin e Guinesë./Albeu.com/