“Nuk kandidoj dhe bini rehat”, Bujar Nishani flet për PD: Nuk do e lejojmë të degradojë

Ish Presidenti Bujar Nishani, i cili ka dalë hapur kundër Lulzim Bashës ka treguar nëse do të kandidojë për kryetar të PD.

“Jo dhe bini rehat”, tha Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD nga qyteti i Korçës. Nishani theksoi se shqetësimi më i madh nuk është për të larguar Bashën, por për të nxjerrë Partinë Demokratike në krye të Shqipërisë.

Nishani: Thirrja kryesore është për PD, ajo është më e madhe sesa e një kryetari dhe karrigeje. Ne na bashkon shqetësimi që kjo shtëpi nuk është më shtëpi e madhe. Çështja nuk është tek “Basha ik”, por për të marrë përgjegjësitë politike që janë më të mëdha sesa interesi i kryetarit. Ne gjykojmë proces më të gjerë se sa ndryshimi i një kryetari.

Unë besoj tek forca politike e anëtarësisë dhe personaliteteve që PD ka dhe ne do ta nxjerrim në krye PD, Shqipëria do të fitojë kur të rrëzojmë këtë model qeverisje, i kemi të gjitha forcat e resurset për ta bërë.

Ndër të tjera shtoi se PD ka nevojë për reformim të thellë dhe drastik në të gjitha konceptet dhe qeverinë aktuale e cilëson si problemin kryesor të Shqipërisë. Nishani flet me bindje se mijëra qytetarë shqiptarë janë dëshpëruar për fitoren e PS në zgjedhjet e 25 prillit.


Shtuar 15.05.2021 12:09