“Vrava vëllanë”, Marjus Dema shpërthen në lot para Gjykatës

Vrasja e Mehmet Qemës në lagjen “5 Maji” në kryeqytet ka shkaktuar një tronditje të madhe në gjithë Shqipërinë.  27 vjeçari u vra nga pakujdesia nga shoku i tij Marjus Dema.

Ditën e sotme autori bashkë me shokët e tij kanë dalë para gjykates.

Ndaj Marjus Dema, i dyshuar për vrasjen e 27 vjeçarit Qema, prokuroria do të kërkojë “Arrest me burg”, ndërsa do të kërkohet arrest shtëpie për shokët e tjerë Blerim Hoti dhe Erlin Peka.

Mësohet se Marjus Dema ka shpërthyer në të qara në seancë, duke deklaruar se “ka vrarë vëllanë”.

Dema, u vetëdorëzua disa orë pas krimit, ndërsa para grupit hetimor tha se ishte i tronditur nga ajo që kishte ndodhur. /albeu.com/

Shtuar 15.05.2021 12:05