Ishte arratisur në Spanjë, ekstradohet në Itali bosi i “Ndragheta”-s,

Një udhëheqës i arratisur i mafias italiane është ekstraduar nga Spanja në Itali. Konsiderohet se ai kontrollonte rrugët e kokainës brenda Evropës. Giuseppe Romeo, 35 vjeç, arriti në Aeroportin Fiumicino nga Barcelona të premten mbrëma, pas arrestimit të tij më 11 mars përmes një urdhër arresti evropian, tha policia përmes një deklaratë, raporton AFP.

Sipas një deklarate të policisë italiane, Romeo, “kishte rolin e promovuesit, organizatorit dhe financuesit të trafikimit të kokainës në Evropë”.

Në vitin 2018, ai arriti t’i shpëtonte operacionit të kryer nga autoritetet italiane, gjermane, holandeze dhe belge që kishte në shënjestër rreth 90 persona të dyshuar për përfshirje në rrjetin ndërkufitar të drogës dhe pastrimit të parave.

Në nëntor, Romeo u dënua në mungesë me 20 vjet burg për akuza në lidhje me trafikun ndërkombëtar të drogës, pjesëmarrje në organizatë mafioze, posedimin e drogës dhe pastrimin e parave./REL

Shtuar 15.05.2021 12:06