Ndeshja ndaj Tottenham në “San Siro”, rekord biletash të shitura për Milanin

Hapin e parë për fazën tjetër të Ligës së Kampionëve e ka bërë dje Milani, me fitoren 1-0 ndaj Tottenhamit në “San Siro”. Rikthimi i “rosonerëve”, pas rreth dhjetë vitesh në kompeticion, u shoqërua me këtë fitore të rëndësishme, falë golit të spanjollit Brahim Dias në fillim të ndeshjes.

Atmosfera në stadium ishte festive, duke arritur një rekord biletash me një total prej 74.320 shikuesish. Shuma e grumbulluar nga skuadra italiane nga biletat shkon në 9,133,842 euro.

Pasi mposhti Arsenalin 4-0 në shkurt 2011, Milani mundi një klub anglez për herë të parë dhe më 8 mars ata do të udhëtojnë në Londër për të mbrojtur avantazhin e tyre dhe për t’u kualifikuar. /albeu.com


Shtuar 15.02.2023 12:42