“Pse më shikon”, sherr mes adoleshentëve në Elbasan, një i plagosur

Një sherr mes dy grupeve të rinjsh në qendër të Elbasanit ka përfunduar me një të plagosur.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme.

I plagosuri menjëherë pas ngjarjes është dërguar në Spitalin Kirurgjik të Elbasanit për të marrë mjekimin e nevojshëm.

Të përfshirët në konflikt kanë qenë të moshave 16-17 vjeç dhe sherri besohet të ketë nisur pas shkëmbimit të shikimeve, ku janë përdorur më pas edhe mjetet prerëse.

Ndërkohë policia ka identifikuar të rinjtë e përfshirë në konflikt dhe po punon për kapjen dhe shoqërimin e tyre në komisariat, si dhe për zbardhjen e plotë të ngjarjes./Albeu.com/


Shtuar 14.02.2023 21:18