Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden i ka shkruar letër presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç me rastin e 15 shkurtit ditës së pavarësisë së Serbisë.
Biden ka thënë se SHBA-ja e mirëpret faktin se Serbia e ka përkrahur propozimin e Bashkimit Evropian për normalizimin e raporteve me Kosovën.
Sipas presidentit amerikan një propozim i tillë do të kontribuojë në krijimin e një të ardhme me paqësore dhe prosperuese për rajonin.
“Në vitin e ardhshëm, Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin rrugën e Serbisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën nën patronazhin e BE-së. Ne mirëpresim mbështetjen tuaj për propozimin e Bashkimit Evropian për normalizim, i cili do të kontribuojë në krijimin e një të ardhmeje më paqësore dhe të begatë për rajonin”, ka shkruar Biden./Express/