Kreu i grupit parlamentar socialist i është përgjigjur akuzave të kryedemokratit Sali Berisha.
Berisha ka thënë disa herë në deklaratat e fundit se Balla në rininë e tij ëhstë kapur në flagrancë duke nxjerrë pasaporta në konsullatë për shtetase moldave dhe akuzoi drejtpërdrejtë kreun e grupit parlamentar socialist si trafikant prostitucioni.
Ndërkohë, Balla ka paralajmëruar se për akuzat do të përballen në gjyq.
“Po, meqë doje ta shtroje dhe këtë çështje, të enjten mbahet senaca e parë, nëse ai njeri u qëndron atyre akuzave, të vijë në GJKKO të enjten. Unë e kam thënë gjithmonë, ky është ilaçi i vetëm. Të bëri tjetri një akuzë, hidhe në gjyq. Ja ta shohim të enjten”, tha Balla. /albeu.com