Ndodh në Maliq, 32-vjeçari rreh nusen e vëllait, e “ndihmon” partnerja

Një 32-vjeçar në Maliq ka dhunuar kunatën e tij (nusen e vëllait).

Policia bën me dije se 32-vjeçari ka ushtruar dhunë ndaj kunatës në bahskëpunim me bashkëjetuesen e tij.

Për rrjedhojë çifti është vënë nën hetim , për veprën penale “Dhuna në familje”.

Uniformat blu njoftojnë se ndaj të dhunuarës është plotësuar kërkesë-padi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.

Njoftimi i policisë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin M. H., 32 vjeç dhe për bashkëjetuesen e tij, shtetasen A. V., 30 vjeçe, banues në fshatin Shqitas, Maliq, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj kunatës së tyre (nuses së vëllait të 32-vjeçarit) për të cilën u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.

Materialet procedurale i kaluan prokurorive të rretheve gjyqësore Korçë dhe Pogradec, për veprime të mëtejshme.

/albeu.com/