Një grup kriminal është shkatërruar në Spanjë në kuadër të një operacioni kundër kultivimit dhe trafikimit të marijuanës që policia spanjolle ka zhvilluar në fund të muajit janar
2667 bimë marijuanë dhe 27 kilogramë gjethe të thata marihuane u konfiskuan në Espluga Calba, siç raportoi SEGRE më 25 janar.
Operacioni u krye në datat 17 dhe 26 janar dhe përfundoi me arrestimin e gjashtë personave me kombësi shqiptare dhe spanjolle, të cilët dyshohet se kanë formuar një grup kriminal për trafikun e drogës.
Gjatë operacionit u çmontuan 7 impiante të brendshme në të cilat kishte pothuajse tetëdhjetë drita dhe transformatorë elektrikë.
Operacioni filloi pasi në gjysmën e qytetit ishte regjistruar ndërprerje e energjisë. /albeu.com