Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Durrës, ku një makinë ka përplasur një këmbësore për vdekje.
Sipas policisë një automjet u drejtuar nga 24-vjeçari K.G ka përplasur për vdekje një këmbësore rreth 35-vjeçe e cila është ende e paidentifikuar.
Njoftimi:
Rreth orës 19:30, në rrugën dytësore Plepa-Golem, një automjet me drejtues shtetasin K. G., 24 vjeç, ka përplasur këmbësoren ende të paidentifikuar rreth 35 vjeçe, e cila ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vengjarje.
/AlbEu.com/