VIDEO/ Mrekulli mes tragjedisë, pas 29 orësh nën rrënoja shpëtohen nëna dhe foshnja 6-muajshe

Një nënë 30-vjeçare dhe foshnja e saj 6-muajshe u shpëtuan 29 orë më vonë nga rrënojat e ndërtesës së shkatërruar në Hatay.

Ekipet e shpëtimit në rrethin Odabashi të provincës Hatay nxorrën të gjallë 30-vjeçaren Hülya Yilmaz dhe vajzën e saj gjashtë muajshe Ayse Vera Yılmaz nga nën rrënojat e ndërtesës pas 29 orësh.

Të shpëtuarit janë shtruar në spital, ndërsa vazhdon operacioni i kërkim-shpëtimit.

Si Turqia ashtu edhe Siria po përballen me një katastrofë humanitare në rritje, ndërsa numri i të vdekurve nga tërmetet shkatërruese vazhdon të rritet./Albeu.com/


Shtuar 7.02.2023 12:16