Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në Tiranë në një pallat në Unazën e Madhe.
Ashensori në të cilin ndodhej një çift bashkëshortës ka pësoi defekt teknik dhe ra nga kati i pestë në katin zero.
Burrë e grua mbetën të plagosur dhe u dërguan me urgjencë në spital.
Ndërkohë ditën e sotme policia ka dalë me një deklaratë dhe bën me dije se shkak i rënies së ashensorit ishte mbipesha.
Sipas policisë në ashensor lejoheshin të hipnin 2 ose 3 persona, ndërkohë që dje në momentin e rënies kanë qenë 5 persona.
Deklarata e policise:” Në lidhje me informacionin paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, për ngjarjen e ndodhur në rrugën “Aleksandri i Madh”, ku ashensori i një pallati ra nga kati i pestë në katin zero, ju informojmë se nga veprimet e para hetimore dyshohet se shkaku i rënies së ashensorit ka qenë tejkalimi i kapacitetit, pasi në ashensor kishin hipur 5 persona, ndërkohë që kapaciteti i lejuar ishte 2-3 persona. 2 personat e dëmtuar, pasi kanë marrë mjekimin në spital, janë larguar në banesë, ndërsa 3 të tjerët nuk kanë pësuar dëmtime. Materialet për këtë rast u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.
/Albeu.com/