Tërmetet shkatërruese/ “I dëgjova zërin, është gjallë nën rrënoja”, aktori turk thirrje publike: Më ndihmoni

Aktori turk, Orhan Aydın, bën thirrje publike për ndihmë.

Vajza e tij ndodhet nën rrënoja, ai paosjë e tërmeteve shkatërruese që kanë goditur vendin që prej mëngjesit të së hënës.

Nëpërmjet një postimi në Twitter ai kërkon një prerës betony, pasi këmba e të bijës është zënë poshtë nga betoni.

Ai thotë se vazja e tij është ende nën rrënoja. Sipas aktorit, e bija është gjallë, sepse aii ka dëgjuar zërin.

“Vajza ime është ende nën rrënoja. Po i dëgjohet zëri. Ka të gjallë që përpiqen të dalin jashtë. Njerëzit janë të dëshpëruar. Dhimbja ime është e papërshkrueshme. Jam i shkatërruar për vendin tim”, ka shkruar ai në Twitter.

Nën rrënoja ishte edhe bashlëshortja e aktorit. Ajo u shpëtua nga ekipet e shpëtimit, ndërsa e bija jo.

Tërmeti me magnitudë 7.8 Rihter ka pasur ndikim shkatërrues në 10 provinca ditën e djeshme. Tërmeti tronditi shumë qytete dhe qyteza në Anadollin Lindor, Anadollin Juglindor, Anadollin Qendror dhe rajonin e Mesdheut. Hatay ishte ndër këto provinca të prekur/albeu.com/


Shtuar 7.02.2023 11:30