Policia turke ka arrestuar katër persona për postime “provokative” në rrjetet sociale pas tërmetit 7.8 ballë që goditi Turqinë jugore.
Katër persona u arrestuan pas shpërndarjes së postimeve provokuese që synonin të krijonin frikë dhe panik, tha policia.
Të lidhura
None found
Policia deklaroi se kishte nisur një hetim më te gjerë në llogaritë e mediave sociale por nuk dha informacion mbi përmbajtjen e postimeve, raporton Agence France-Presse.
Rrjetet sociale turke janë mbushur me postime nga njerëz që ankohen për mungesën e përpjekjeve të kërkim-shpëtimit në zonën e tyre, veçanërisht në Hatay./albeu.com./
