Tërmeti në Turqi, Berisha: Ngushëllime familjeve të viktimave, shërim të shpejtë të plagosurve

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar pas tërmetit shkatërrues që goditi Turqinë dhe Sirinë.

Sipas medieve turke deri tani janë shënuar 670 viktima, ndërsa më shumë se 2000 persona janë plagosur.

Berisha përmes një postimi në Twitter shpreh ngushëllimet për viktimat.

Berisha: Të dashur miq, një tërmet i rëndë 7,8 shkallësh ka goditur Turqinë qendrore duke shkaktuar qindra viktima dhe mijëra të plagosur. Me këtë rast duke shprehur ngushellimet më të ndjera familjeve të viktimave, autoriteteve të vendit, lutemi për shërimin e shpejtë të të plagosurve.

Më herët kryeministri Rama bëri me dije se një ekip kërkim-shpëtimi nga Shqipëria do të niset drejt Turqisë./Albeu.com./


Shtuar 6.02.2023 10:46