Meti me profesion usta ishte personazhi i kësaj jave në “Real People” në Euronews Albania.
72-vjeçari tregoi se e dashuron këtë profesion dhe nuk ka menduar ta lërë edhe pse në pension.
Të lidhura
None found
“Sa të kem takatin do punoj. Kjo puna mua më rinon, më kënaq, unë e dashuroj punën. Shkoj me qejf në punë,” – tha Meti i cili paguhet 3500 lekë dita për painime dhe lyerje.
Gjithashtu ai deklaroi gjatë intervistës: “Bojaxhi për mua është kot, është ofenduese. Ndërsa usta është në rregull, Një patinim i mirë nuk duhet të jap dritëhije dhe të ketë valëzim. Drita anësore është skaner. Kam 32 vite që merrem me këtë zanat.
Patinim aty e qaj unë profesionin. Kam punuar në Itali në Firence, në objekte të vjetra restaurime. Aty kam punuar dhe murator dhe suvaxhi.
Vepra më e vështirë janë restaurimet në gurë. Të nxjerrësh gurin e pastër. Pas Italisë kam qenë në Greqi dhe Francë. Tani pres mos iki për Gjermani për të punuar aty. Janë çuna të rinj që duan të më marrim. Jam 72-vjeç dhe do vazhdoj të punoj”./euronews/
