Po transportonin emigrantë të paligjshëm drejt Malit të Zi, arrestohet 42-vjeçari nga Lushnja, në kërkim dy të tjerë

Një 42-vjeçar nga Lushnja ka rënë në prangat e policisë, pasi u kap duke transportuar emigrantë të paligjshëm drejt Malit të Zi.

Në kërkim janë shpallur A. Gj., 48 vjeç dhe R. S., 30 vjeç, të cilët gjithashtu po transportonin emigrantë.

Ata janë pikasur në fshatin Vukpalaj, Kastrat, ku nga 3 automjete kanë zbritur 16 emigrantë të cilët po transportoheshin drejt Malit të Zi, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit drejt vendeve të BE-së.

Njoftimi i policisë

Vijon puna për kapjen e 2 bashkëpunëtorëve të tij që duke përfituar nga kushtet e errësirës, iu shmangën shërbimeve të Policisë.

Strukturat e DVKM Shkodër dhe ato të Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Shkodër, të mbështetura nga inteligjenca informative, për raste të transportimit të shtetasve të huaj, kundrejt përfitimeve ekonomike, për kalim të paligjshëm të kufirit, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Rrjeta”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi D. S., 42 vjeç dhe u shpallën në kërkim shtetasit A. Gj., 48 vjeç dhe R. S., 30 vjeç, të tre banues në Lushnjë.

Në fshatin Vukpalaj, Kastrat, nga 3 automjete kanë zbritur 16 emigrantë të cilët po transportoheshin drejt Malit të Zi, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit drejt vendeve të BE-së. Sapo janë konstatuar nga shërbimet e Policisë, 2 nga automjetet janë larguar me shpejtësi dhe drejtuesi i automjetit të tretë, ka braktisur automjetin dhe duke përfituar nga kushtet e errësirës, ka mundur t’u shmanget shërbimeve.

 

 

Shërbimet e Policisë kanë organizuar menjëherë punën dhe në lagjen “Dobraç”, kanë bërë të mundur ndalimin e njërit prej automjeteve që transportonte emigrantë dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit D. S.

Vijon intensivisht puna, për kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve A. Gj. dhe R. S.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme. /albeu.com


Shtuar 4.02.2023 11:08