Një padi mjaft e çuditshme është regjistruar në një gjykatë në Singapor, ku burri ka paditur “mikeshën” e tij dhe kërkon dëmshpërlim pre 3 milionë dollarësh, pasi përgjigja që ajo i ka dhënë se e sheh vetëm si shok i ka shkaktuar traumë.
Sipas asaj që raportohet në meduat botërore, shkruan AlbEu, burri ka kërkuar në gjykatë që të dëmshpërblehet për traumën dhe pasojat që i shkaktoi përgjigja e shoqes së tij e cila gjatë shoqërimit të tyre i ka thënë se nuk e shoh dot më shumë si shok.
Burri dhe gruaja kishin disa vite që shoqëroheshin me njëri-tjetrin, por shkëndija lindi vetëm në krahun e partnerit mashkullu, nga ana tjetër gruaja vijonte që të mos shfaqte asnjë ndjenë kundrejt parterit të saj, me të cilin shoqërohej shpesh.