Ronaldo e bën “sefte” me Al Nasrr, shënon golin e tij të parë zyrtar në Arabi (VIDEO)

Cristiano Ronaldo ka shënuar më në fund golin e tij të parë zyrtar me fanelën e Al Nassr.

Sulmuesi portugez realizoi golin e dytë për skaudrën e tij nga pika e bardhë e 11-metërshit, përballë ekipit të Al-Fateh, ndeshje e cila përfundoi me rezultatin 2-2.

Ekipi i Ronaldos mban vendin e parë me 34 pikë dhe me një ndeshje më pak të zhvilluar.


Shtuar 3.02.2023 19:05