Aksident me vdekje në Durrës

Një aksident me pasjë vdekje ka ndodhur mëngjesin e së premtes në Jubë të Durrësit.

Një 65-vjeçar ka humbur jetën sot rreth orës 09:00, pasi teksa lëvizte me nje motot pa targa ka humbur kontrollin, e për pasojë ka dalë nga rruga.

Burime për albeu.com bëjnë me dije se 65-vjeçari ka ndërruar jetë në vendin e aksidentit. Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë.

/albeu.com


Shtuar 3.02.2023 09:49

Tags: