Aksioni i policisë për heqjen e kamerave “spiune”, Çuçi: Mesazh për krimin e organizuar

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka folur për operacionin e policisë për heqjen e kamerave të vendosura në mënyrë të paligjshme në ambiente publike në disa qytete të vendit.

Ai e cilësoi aksioninnjë mesazh për krimin e organizuar, që sipas tij do goditet pa mëshirë dhe nuk do guxojë të veprojë lirisht në vend.

“Një tjetër mesazh krimit të organizuar dhe s’ka hapësira më për të krijuar mjedise për të vepruar lirisht. Ky është një fillim i mbarë i vitit. Sot duhet të flasim për këtë lajm dhe të mirën që ka ky aksion”, tha Çuçi  pas mbledhjes së qeverisë.

Kujtojmë që Policia e Shtetit ka nisur prej ditësh një aksion dhe ka hequr qindra kamera të paligjshme në gjithë vendin dhe ka nisur hetim për personat që dyshohet se i kanë përdorur. /albeu.com


Shtuar 1.02.2023 13:55