Dy protagonistët e Big Brother VIP Albania deri më tani po konsiderohen aktorja Olta Gixhari dhe këngëtari Luiz Ejlli. Raportet e tyre kanë ngjallur diskutime dhe debatet të shumta dhe ata shihen si rival të fortë me njëri-tjetrin.
Megjithatë ka raste kur të dy lënë anash mosmarrëveshjet dhe bëjnë paqe mes vete duke ngjallur edhe të qeshura tek banorët me humorin e tyre.
Së fundmi, Luizi shkoi tek krevati i Kiarës dhe Oltës dhe ndërsa ishte ende errësirë aktorja nuk i ka kursyer komplimentet për këngëtarin.
Olta i tha Luizit se i ngjante me aktorin e famshëm britanik, Tom Hardy-in i konsideruar shpesh si një ndër meshkujt më të bukur në botë.
“Pse më dukesh si Tom Hardy, të betohem je bërë kopje tani në errësirë, do të vijë dita që edhe ditën ashtu do të dukesh, çfarë ka ai më shumë se ti”, i tha Olta-Luizit duke shkaktuar të qeshura.
Ndryshe, kujtojmë që banorët e shtëpisë së famshme të BBVA kanë mbajtur një sfidë të radhës duke shfaqur talentet e tyre në fusha të ndryshme si në këndim, vallëzim apo interpretim.
Fituesit e sfidës fillimisht u tha se do të përzgjidheshin me anë të ‘like’ që postimet do të merrnin në llogarinë zyrtare të Big Brother VIP Albania në Instagram, mirëpo parregullsitë dhe dyshimet për blerje të ‘like’-ve kanë bërë që kjo të anulohet.
Pas kësaj, produksioni mori vendim që sonte (e shtunë) në natën e spektaklit fituesi i sfidës do të votohet nga ana e vetë banorëve./Albeu.com/