Festa e Fiter Bajramit! Qytetarët nga Kosova po presin deri në 3 orë për të hyrë në Shqipëri (VIDEO)

Festa e Fiter Bajramit i ka gjetur shqiptarët e Kosovës drejt Shqipërisë për të festuar në bregdetin shqiptar.

Mediat vendase shkruan se pritja për të hyrë në Shqipëri nga Dheu i Bardhë është deri në tri orë.

Ndërsa kanë publikuar edhe video nga numri i madh i veturave që presin në radhë kilometrike për të kaluar kufirin.

Me rritjen e temperaturave, çdo fundjavë pika doganore e Morinës përballet me fluks qytetarësh nga Kosova që kërkojnë të kalojnë pushimet në bregdetin shqiptar.

 


Shtuar 13.05.2021 17:15