Nëna e Ronaldos: Do flas me të dhe do ta bind të luajë për Sporting Lisbone

Nëna e Kristiano Ronaldos, Maria Dolores Aveiro ka befasuar të gjithë duke thënë se djali i tij vitin tjetër do rikthehet te skuadra e fëmijërisë, Sporting Lisbon.

Ronaldo e nisi karrierën te klubi portugez dhe gjithmonë ka pranuar se do ta mbyll karrierën në stadiumin “Jose Alvalade”.

Portugezi ka edhe një vit në kontratë me Juventusin, por ka spekulime të shumta që do largohet këtë vit, sidomos nëse “Zonja e Vjetër” nuk e siguron pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve. Nëna e Ronaldos ka zbuluar se pesë herë fituesi i “Topit të Artë” do rikthehet te Sporting .

“Do të flas me të dhe do ta bind që të kthehet, vitin e ardhshëm ai do të luajë në stadiumin “Jose Alvalade”. Jam e lumtur për titullin që fitoi ky ekip dhe tani do të përpiqem ta bind atë”, tha ajo.

Ndërkohë, interesim për Ronaldon ka shprehur edhe PSG-ja.

Shtuar 13.05.2021 05:05