Regjistrohet rasti i parë me nënvariantin e ri të omikronit “kraken” në Maqedoninë e Veriut

Regjistrohet rasti i parë në vend me nënvariantin e ri të Omikronit I njohur si “kraken”. Instituti për Shëndet Publik njoftoi se variant më i ri është detektuar në Gjevgjeli. Mostra për testim është marrë më datë 11 janar.

“Tek njëra mostër nga gjithsej 32 sa janë testuar, është konstatuar variant Kraken. Tek 8 mostra është detektuar nënvarianti BA.2 I llojit Omikron. Tek, 23 të tjera mostra u detektuar nënvarianti BA.5 nënvariant I Omikronit”, thonë nga Instituti I Shëndetit Publik.

Kreu i Komisionit për sëmundje ngjitëse Petlickovski, tha se të gjitha të dhënat deri tani tregojnë se ky variant shkakton simptoma të lehta dhe se nuk pritet ndonjë përhapje e madhe tek popullata dhe se nuk ka vend për shqetësim. Për momentin gjendja epidemike në vend është stabile.

Pavarësisht gjendjes stabile, shumë qytetarë që Alsat i takoi thanë se vazhdojnë të mbajnë maska me vete, për çdo rast. Edhe pse nuk i mbajnë, megjithatë në xhep apo çantë kanë nga një maskë rezervë.

“Maskë? Ja maska kam sa të duash në xhep. Mbaj me vete gjithë kohës, por nuk i përdori asnjëherë! Kanë mbetur në xhep, ja nuk kemi më Kovid, dhe kanë mbetur. Mund t’i përdor kur të ketë ndotje, për ndryshe nuk i përdor”, tha një qytetar.

“Je qesharak nëse mban maskë në njëfarë mënyre! Por mendoj se kam rezervë maskë në çantë, për çdo rast të më gjendet. Megjithëse dy vite pas mbajtjes së maskës është bërë ves  të mbajmë nga një maskë. Kur del nga shtëpia sikur ke harruar diçka nëse nuk e merr maskën”, u shpreh një qytetare.

“A ju gjendet ndonjë maskë me vete? Po! kam në xhep, dhe gruaja ime ka disa”, deklaroi një qytetare.

“Mua gjithmonë më ka penguar maska sepse kam Pesmejkër, zemra më reh dobët dhe rallë mbajë maskë. Atëherë kur ishte kulmi I pandemisë e mbaja, tani kam në cantë mbaj por se vendos. Ja në cantë madje paskam dy maska”, shtoi një qytetare.

Disa nga qytetarët vazhdonin të mbanin maska edhe gjatë qëndrimit jashtë.

“Mbajë maskë në ambiente të mbyllura, në autobusë, në veturë kur jam me njerëz ndërsa tash e mbaj edhe jashtë dhe Brenda sepse jam I ftohur – me grip”, deklaroi një qytetar.

“Rreziku ekziston ende, dhe në vende ku ka shumë njerëz, ja tani jam duke shkuar në vende ku ka shumë njerëz dhe duhet ta ruajmë veten”, shtoi një tjetër qytetar.

Për momentin mbajtja e maskës është e detyrueshme Brenda hapësirave të institucioneve shëndetësore si dhe nëpër autobusë./Alsat.mk