Humbja e “duelit” me rivalët e Chelsea, për Mykhailo Mudryk duket se ka lënë shije shumë të hidhur, te bordi drejtues i Arsenal, me “topçinjtë” që janë gati për të bërë një “çmenduri”, në tregun e merkatos së futbollistëve.
Pas afrimit të Jakub Kiwior dhe Leandro Trossard, Arsenal nuk ka ndërmend të ndalojë dhe sipas asaj çka raportojnë mediat angleze, objektivi i radhës është talenti i mesfushës së Real Madrid, francezi Eduardo Camavinga, me “topçinjtë” që kanë bërë gati një ofertë për të huazuar 20-vjeçarin deri në fund të sezonit.
I zbuluar nga “galaktikët” e Madridit, te francezët e Rennes, Camvaniga deri më tani ka gjetur pak hapësirë te “mbretërit” e La Liga dhe një eksperiencë në Premier League, me një intensitet më të lartë loje, mund t’i sjellë dobi të madhe lojës së të riut, që sipas shumë futbolldashësve e pret një e ardhme e madhe. /albeu.com