Dëmtimi i Manuel Neuer gjatë pushimeve, ku ishte duke bërë ski i la vend kalimit të portierit zviceran Yann Sommer te gjigandët e Bundesliga.
Në debutimin e tij me fanellën e Bayern, Sommer nuk ka arritur më shumë se barazimi, në transfertën e vështirë që “të kuqtë” patën kundra RB Leipzig, në ndeshjen hapëse të javës së 16-të të Bundesliga-s gjermane, ndeshja kjo e cila ishte e para për vitin 2023 në kampionat gjerman.
Rezultati nuk ishte ai i dëshiruar me “bavarezët” të cilët u ndalën në barazimin 1 me 1, por sërish ish-gardiani i Borussia Monchengladbach gjeti fjalët e duhur për deklaratën e parë si “bavarez”.
“E prisja me padurim debutimin më këtë klub legjendar jo vetëm në tokën gjermane. Ndjenjë e papërshkrueshme, me shokë të rinj, tifozë të tillë dhe objektiva në skaje të largëta. Është e kuptueshme se rezultati nuk më dha mundësinë e përmbylljes së një ditë të paharrueshme në karrierë, ndonëse ky është vetëm fillimi dhe shumë faktorë do të përshtaten me kalimin e kohës.
Leipzig nuk është kundërshtarë i lehtë, tregues edhe mbi paraqitjen e tyre në sezonet e fundit, sidomos në fushën e vet. Tashmë të hedhim vështrimin drejt takimit të ardhshëm”,- është shprehur Sommer pas ndeshjes së parë, si “bavarez”. /albeu.com