Manchester United në kërkim të një sulmuesi, “djajtë” dalin për pazar te rivalët e Premier League

Me largimin e Cristiano Ronaldos, Manchester United është në kërkim të një sulmuesi potent, i cili mund ta udhëheqë skuadrën drejt trofeve, që mungojnë prej kaq shumë kohësh në “Old Trafford.

Sipas asaj çka raportojnë mediat angleze, drejtuesit e Mançester Junajtid tashmë kanë filluar të shqyrtojnë detajet rreth një lëvizjeje të mundshme për Kane, me shtatlartin e Tottenham, që është pro kalimit te “djajtë”.

Më herët u raportua se kryetari i bordit të drejtorëve të “Tottenham” Daniel Levy do të kërkojë 100 milionë funte për sulmuesin nga çdo klub i interesuar nga Premier League, ndërsa për ekipet nga ligat e tjera, çmimi do të jetë më i ulët, ashtu siç është dhe rasti i Bayern Munich. /albeu.com