Luiz Ejlli është një nga banorët më të dashur të publikut që prej hyrjes së tij në shtëpinë e Big Brother.
Por ajo që ka rënë në sy që prej fillimit është pëlqimi i tij ndaj moderatores Kiara Tito.
Kjo e fundit sot feston ditëlindjen dhe Luizi e surprizoi në mënyrë të vecantë në orën 00:00 që përkoi edhe me Primen.
Ai i këndoi para të gjithëve dhe nuk ngurroi sërisht t’i shprehte simpatinë.
Pas kësaj, ai ka treguar se si do jetojnë ata të dy kur të martohen, kjo situatë e krijuar prej tij dhe jo deklarimeve të moderatores.
View this post on Instagram
Në një moment artisti nga Shkodra ka thënë se kur të martohen do kenë lavatriçe të ndara, pasi Kiarës i pëlqen t’i lajë rrobat veçmas. Pas kësaj ai i ka dhuruar një përqafim moderatores duke i thënë: “Shpirt të kam.”/Albeu.com./