Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ditën e sotme ka folur lidhur me sulmet kibernetike pre e të cilave ka rënë vendi ynë kohët e fundit.
Hakerat iranianë kanë bërë publike edhe llogaritë bankare të qytetarëve.
Sipas ekspertit, hakerat nuk merren më me qeverinë, por tashmë e kanë fokusin te bankat dhe nuk kanë qëllim të vjedhin. Ata duan të krijojnë panik, tha eksperti në Abc.
Karamuço: Ka të dhëna për spiunazh të mundshëm pas gushtit. Ne dijeninë time, ka pasur dhe raste te tjera të një niveli më të ulet. Disa agjentë janë ndaluar para se t’i bënin këto sulme. Ka pasur tentativa dhe mbrëmë ka dalë informacione nga një bankë, është thyer sekreti bankar. Hakerat nuk kanë mundësi të vjedhin bankën dhe qytetarët, thjesht duan të krijojnë panik.
Ata vazhdojnë të sulmojnë, kanë lënë qeverinë dhe kane vazhduar me bankat. Çuçi tha se duhet të ngrihet Qendra e Mbrojtjes Kibernetike që ne të kemi një koordinim me institucionet dhe të dimë si të mbrohemi. Ne sulmin e kaluar ne nuk dinim se çfarë ishin sulmet kibernetike nuk ishim të trajnuar. Pësimet janë kthyer në mësime për ne. /Albeu.com.