EMRI/ Emërohet drejtori i ri i Teatrit Kombëtar Eksperimental

Gjergj Prevazi është emëruar drejtori i ri i Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli.”

Vendimi është marrë në mbledhejn e sotme të qeverisë dhe është publikuar në fletoren zyrtare.

 VE N D I M PËR

EMËRIMIN NË DETYRË TË DREJTORIT TË TEATRIT KOMBËTAR EKSPERIMENTAL “KUJTIM SPAHIVOGLI”

Në mbështetje të nenit 100, të Kushtetutës, dhe të pikës 3, të nenit 9, të ligjit nr.10352, datë 18.11.2010, “Për artin dhe kulturën”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Kulturës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

  1. Gjergj Prevazi emërohet drejtor i Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

/Albeu.com/