Pikërisht një muaj më parë, Argjentina mundi Francën në ndeshjen finale të Kupës së Botës, “Katar 2022”, ku pas një finaleje të zjarrtë e cila përfundoi në rezultatin 3 me 3, pas goditjes së penalltive kombëtarja “albiceleste”, fitoi me rezultatin 4 me 2.
Në një postim të bërë ditën e sotme, në faqen e tij zyrtare, në Instagram, Lionel Messi ndau emocionet e tij nga fitimi i shumëpritur i Botërorit.
“Ka kaluar një muaj nga ngjarja më e bukur në botë dhe ende nuk mund ta besoj. Çfarë çmendurie të bukur kaluam dhe përfunduam duke ngritur kupën që të gjithë e donim aq shumë. Sigurisht që kampionati e bën gjithçka më të këndshme, por sa muaj të mrekullueshëm kam pasur, sa kujtime të mrekullueshme që më mungojnë. Më mungojnë shokët e skuadrës, puna e përditshme me ta, bisedat, seancat stërvitore, budallallëqet që bënim…
Sa kënaqësi ishte të shihja familjen time duke shijuar çdo ditë të kësaj eksperience të paharrueshme. Sa e mrekullueshme ishte të shkoje në lojëra dhe të shihje çmendurinë e njerëzve që na mbështesin brenda dhe jashtë stadiumit në Argjentinë. Zot, faleminderit për gjithçka. Siç thashë, e dija që do ma jepje. Ajo që as nuk mund ta imagjinoja ishin ngjarjet e mëpasshme. Nuk e imagjinoja kurrë një festë kaq të çmendur. Epo u bë një muaj që u bëmë… KAMPIONË BOTE!!!”,- ka shkruar sulmuesi i PSG -së në Instagramin e tij. /albeu.com
View this post on Instagram