Autoritetet italiane kanë sekuetruar një sai prej 1 ton kokainë në Portin e Savonës në Itali.
Lënda narkotike dyshohet se u përket katër shqiptarëve të arrestuar në fillim të muajit, 2 janar, të cilët u kapën me 353 kilogramë kokainë të fshehur në dhomat e hotelit.
Siç njoftojnë autoritetet italiane operacioni i sotëm anti-drogë ishte vazhdimësi e operacionit të 2 janarit.
Pas arrestimit të të katërve, Guardia di Finanza kishte mësuar për mbërritjen në port të një ngarkese tjetër me lëndë narkotike në një anije tregtare me flamur të Hong Kongut, e cila u nis nga porti i Santos në Brazil më 30 dhjetor.
Kjo është arsyeja pse u aktivizua monitorimi i ngarkesës, me mjete ajrore dhe detare, pasi ajo kishte kaluar Gjibraltarin
Ndërkohë mësohet se 1 ton kokinë ishte fshehur në pjesën e zhytur të anijeve tregtare./albeu.com/