Këngëtarja e njohur, Rosela Gjylbegu ka treguar eksperiencën e saj gjatë pandemisë së koronavirusit.
E ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, këngëtarja ka treguar se pandemia e kishte penguar që të shkonte në varrin e të atit për përvjetorin e ndarjes së tij nga jeta.
Teksa tregonte historinë, ajo është përlotur, megjithatë ka shtuar se për fat të mirë, COVID-19 nuk i kishte prekur asnjë familjar.
“Më është dukur vetja si në burg, prisja që dikush të më zgjonte. Vit i vështirë! Kemi qenë shumë të ndjeshëm.
Nga familja ime nuk është prekur asnjëherë. Por nuk rrinim dot me njëri-tjetrin. Nuk shkoja dot në Shkodër.
Shkoj shpesh në varreza ku i çoj lule tim eti dhe gjyshes time, këtë vit nuk arrita të shkoja. Ishte e vështirë për ne se për përvjetorin ne mblidhemi atje,”-tha ajo./tch
View this post on Instagram