Vdekja e Enver Sheshit, Berisha akuza të forta: Do të fliste për inceneratorët, është viktimë e mafies qeveritare të djegësve

Kreu i PD-së Sali Berisha, në një konferencë për media është ndalur te vdekja e Enver Sheshit, një sipërmarrës që vdiq në spital, ndërsa po vuante dënimin në burgun 313, për përfshirje në aferën e inceneratorit të  Fierit.

https://www.facebook.com/SaliBerisha/videos/700289825122239

Berisha thotë se është viktimë e e mafies qeveritare të djegësve pasi ai kishte vendosur të bëhej bashkëpunëtor i drejtësisë

“Zhvillimet e fundit faktojnë edhe njëherë se ky është shteti i mafies qeveria është mafia e shtetit.

Jam këtu për të denoncuar edhe njëherë, errësirën me të cilën qeveria përpiqet të mbulojë vdekjen e të ndjerit Enver Sheshi, arrestuar për aferën e Inceneratorëve.

Menjëherë pas komunikatës zyrtare që ngjalltë me shumë dyshime, një breshëri mesazhesh vërshuan, të cilët shprehini bindje se i ndjere Enver Sheshi është viktimë e mafies qeveritare të djegësve. Këto të dhëna, këto informata shtonin se Enver Sheshi i arrestuar për një skemë të devijimit të parave të djegësve kishte vendosur të fliste dhe pas kësaj xhelati mafioz i kësaj afere të tmerrshme e cila ka për kokë direkt Edi Ramën, gjeti mënyrën sipas këtyre burimeve ta cojë në botën tjetër dëshmitarin e rrezikshme”, tha Berisha./albeu.com