EMRI/ Ndërron jetë në spital i arrestuari për aferën me inceneratorin e Fierit

Ka ndërruar jetë në spital, Enver Sheshi, i arrestuar për aferën e inceneratorëve.

Sheshi i cili po vuante dënimin në burgun 313 në kryeqytet, ka ndërruar jetë në Qendrën Spitalore Universitare të Tiranës.

Të lidhura

None found

Dyshohet se 59-vjeçari ka pësuar arrest kardiak. Ai është transportuar me urgjencë drejt spitalit por nuk ka mundur të mbijetojë.

Lidhja e Sheshit me aferën e inceratorëve.

Afera e inceneratorëve është cilësuar si një nga skandalet më të mëdha korruptive në vend. Sa i takon atij të Fierit, arrestimi më i bujshëm ka qenë i ish-deputetit socialist Alqi Bllako.  Gjithashtu në pranga kanë rënë dhe sipërmarrës, ndërsa bosët e inceneratorëve duke filluar nga Klodian Zoto, Mirel Mërtiri e Stela Gugallja, mbeten në arrati.

Nga hetimet e SPAK për inceneratorin e Fierit, është zbuluar  se nga buxheti i shtetit janë përfituar të paktën 4 milionë euro për punë të pakryera.

Klodian Zoto, aksioner kryesor i shoqërisë koncesionare për inceneratorin e Fierit, i shpallur në kërkim në bashkëpunim me administratorin, Arenc Myrtezani kanë deklaruar situata të falsifikuara për të justifikuar shpenzimet.

Në këtë skemë del edhe Arben Dervishaj, zv.president i FSHF, i vënë në pranga nga policia, pasi në cilësinë e mbikëqyrësit të punimeve ka miratuar punimet fiktive, shërbimet që nuk janë kryer dhe pajisjet që nuk janë realizuar.

Hetimi i SPAK ka zbuluar se zyrtari i Federatës Shqiptare të futbollit ka përfituar para në mënyrë të parregullt nga Klodian Zoto edhe për udhëtime, akomodime dhe për të parë ndeshje në Itali.

8 kompani të tjera për përfaqësuesit e të cilëve SPAK ka marrë miratimin e gjykatës për t’i dërguar në burg, kanë bashkëpunuar me Klodian Zoton për të vënë në jetë një skemë mashtrimi në lidhje me tatimin mbi vlerën e shtuar.

Nga hetimi ka rezultuar se nga kreditimi i TVSH-së, bërë nëpërmjet faturimeve fiktive, Regan Merdani, Gentian Zifla, Enver Sheshi, Robert Shabani i kanë shkaktuar dëm ekonomik buxhetit të shtetit, në vlerën 59,915,020 (pesëdhjetë e nëntë milion e nëntëqind e pesëmbëdhjetë mijë e njëzet) lekë./albeu.com


Shtuar më 8.01.2023 09:45

kumar siteleriBursa Escortkumar sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleriyasal bahis sitelerigrandpashabetjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişUltrabetonline notaryjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişxbahisjojobetjojobet giriş