VIDEO/ Arsenal nuk ndalon, “viktima” e radhës quhet Tottenham

Ka përfunduar me rezultatin 0 me 2, derbi i famshëm i Londrës, mes Tottenham dhe Arsenal, me “topçinjtë” të cilët vazhdojnë të qetë marshimin drejt titullit kampion, pas më shumë se 19 vitesh mungesë.

Djemtë e Mikel Arteta sulmuan që në fillim, duke e shfaqur qartazi dëshirën dhe grintën për të fituar përballjen derbi dhe ashtu shkoi. Dy gola në pjesën e parë, fillimin një autogol i Lloris, në minutën e 14’ dhe një supër goditje e fantazistit norvegjez Martin Odegaard në minutën e 36’-të, i dhanë fitoren Arsenal.

Me gjithë përpjekjet e Tottenham për t’u rikthyer në ndeshje, një supër Aron Ramsdale i vendosur mes shtyllave të Arsenal i mohoi sulmuesi Harry Kane, një tregolësh të sigurtë.

Me këtë fitore, Arsenal vazhdon marshimin drejt titullit kampion, ku deri më tani ka grumbulluar plot 47 pikë, 8 më shumë se Manchester City i vendit të dytë. /albeu.com