Banorët e Bërxullës kanë dalë sërish këtë të diel për të protestuar për padrejtësinë që po bëhet ndaj pronave të tyre.
Pronat e banorëve të Bërxullës do të preken nga ndërtimi i autostradës Thumanë-Kashar.
Prej më shumë se një muaji banorët e zonës protestojnë kundër Ministres se Infrastrukturës, Belinda Balluku dhe firmës Gener 2 që po i shpronësojnë pa të drejtë, për shkak të projektit të rrugës Thumanë-Kashar.
Sakaq ditën e sotme dy prej protestuesve janë ngjitur në shtyllat e tensionit dhe kërcënojnë se do të hidhen nëse nuk marrin përgjigje për kauzën e tyre.
Ata kërkojnë që përfaqësues të Ministrisë së Infrastrukturës të mbërrijnë dhe të takohen me ta. Forca të shumta policie ndodhen në vendngjarje, por pas kërcënimeve të dy protestuesve se nëse nuk largohen do ngjiten më lart, ata janë distancuar./albeu.com/