“Sëmundja e pashërueshme” dhe krisja e romancës , si ia ktheu kurrizin Kiara Luizit: Gënjeshtra e pafalshme

Sëmundja e pashërueshme e Luizit në Big Brother ka “trazuar” një Shqipëri të tërë.
Banori i shtëpisë më të madhe në Shqipëria bëri mbrëmjen e djeshme analizat përkatëse në spitalin Shefqet Ndroqi, nga ku rezultoi se ai nuk vuan nga asnjë sëmundje.

Luizi i rrëfeu Kiarës ditë më parë se vuante nga një tumor që ishte përhapur në të gjithë trupin dhe se kishte ardhur në Big Brother për të fituar para, në mënyrë që të kurohej.
Sakaq mbrëmjen e djeshme ai tha se historia që i rrëfeu Kiarës i përkiste një miku të ngushtë dhe se vetë Luizi ishte frikësur mos kishte të njëjtën sëmindje me shokun, pasi ditët e fundit kishte nxjerrë gjak nga goja.

Por çdo gjë u sqarua nga përgjigja e analziave që Luizi bëri mbrënë. Ai u rikthye në shtëpinë e Big Brother Vip, pasi nuk është i sëmurë.

Sakaq ajo që ka tëhequr vëmendjen e publikut është raporti Luiz-Kiara dhe reagimi i saj pasi mësoi se rrëfimi i Luzit ishte një gënjeshtër.

Para se Kiara të mësonte  gënjeshtrën e Luizit ajo tha se nuk mund të qendrojë në shtëpinë e BBV pa Luizin, por në momenitn që dolën përgjigjet e analizave ajo i ktheu kurrizin.

Pas përfundimit të spektaklit ajo i ka kërkuar llogari se për çfarë arsyeje e ka bërë këtë rrëfim dhe se mënyra si ai i ka treguar për sëmundjen është shumë e rëndë.

“E nis me gjënë e parë që po ta them se besoj se ka një gjë, nuk e di se çfarë është, por ka një gjë që se ke thënë ashtu si duhet. Ajo gjë që më ke bërë, si ma ke thënë është shumë e rëndë. Jam përpjekur mos ta flas me njëri, që mos dilte me asnjë dhe është një gënjeshtër e pafalshme. Unë po ta them, ka diçka, nuk e di se çfarë është, por t’i me kë gënjyer dhe bravo të qoftë dhe ta jap dorën. Dhe nëse thash që çfarë do gjë të ndodhë me këtë djalin unë do jem deri në fund… Unë kam një familje jashtë dhe ata nuk ndihen mirë që të më shohin mua duke qarë dhe kështu unë kam shumë arsye për të qenë e ngarkuar dhe kam shumë të drejtë. Të lutem nga ky moment nuk dua të kem të bëj fare me ty. Kam 10 vite që përpiqem të ndërtoj këtë imazh dhe del një çun si ty e ta hedhë poshtë, por jo!‘ , i tha Kiara Luizit./Albeu.com/ 


Shtuar 11.01.2023 09:56