Shpërndante drogë në Orikum, arrestohet 48-vjeçari me 130 doza kanabis

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë kanë goditur një tjetër rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke arrestuar në flagrancë shtetasin J. H., 48 vjeç, banues në Orikum.

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Benz” që drejtohej nga ky shtetas, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 130 doza me lëndë narkotike kanabis si dhe një peshore elektronike.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”./albeu.com


Shtuar 12.05.2021 14:06