Zbulohen detaje të reja për vrasjen e vajzës shqiptare në Belgjikë: Ma kërkoi djalli!

Një 33 vjeçare shqiptare u vra barbarisht brenda një hoteli ku punonte në Belgjikë ditën e djeshme nga një autor që vuante nga probleme mendore.

Një ngjarje tragjike ndodhi në Belgjikë ku një vajzë shqiptare u vra barbarisht Brenda një hoteli ku punonte.

33 vjeçarja shqiptare u vra nga një shtetas që vuante nga probleme mendore me kombësi francize.

Mediat belge raportojnë se autori i arratisur nga spitali psikiatrik, ka pranuar krimin duke bërë një deklaratë tronditëse se vrasjen e Xhuljeta Lalës ia kishte kërkuar djalli.

Autori ishte një francez i arratisur nga spitali psikiatrik në Marsejë, ndërkohë që i çorientuar dhe lakuriq kishte ecur në korridorin e hotelit ku punonte dhe 33-vjeçarja.

Kur policët e arrestuan, autori ishte ende pranë viktimës, lakuriq dhe me duart e kryqëzuar teksa u tha shprehimisht uniformave blu ‘’ “Unë e vrava atë. Më ndalo, është në rregull’’. /albeu.com/


Shtuar 16.03.2021 16:47