Tre vrasje njëra pas tjetrës, Braçe: S’ka trim që bën 5 vite burg për armën në brez pa një garanci

Zëvendëskryeministri Erion Braçes ka reaguar pas tre vrasjeve të ndodhura ditët e fundit në Vlorë, Elbasan dhe Tiranë.

Sipas Braçes, arsye është pandëshkueshmëria, që bëhet shkak që personat me armë po qarkullojnë lirisht çdo ditë edhe më shumë.

Nëpërmjet një postimi në “Facebook” Braçe thekson se për armëmbajtje pa leje një qytetar dënohet me burg nga 5 deri në 7 vjet. Ai thotë se këtë persona marri garanci duke i shpëtuar ndëshkimit nga ligji duke korruptuar policë, prokuror dhe gjykatës që janë ende në sistemin e drejtësisë.

Postimi i plotë

ARMA NE BREZ KA DYSHEME

5 VITE NE BURG!

ASNJE DITE ME PAK!

LIGJI ESHTE SHUME I QARTE:

KUSH MBAN ARME PA LEJE

DENOHET 5 DERI 7 VITE BURG!

Shoh cdo dite njoftime te POLICISE per shtetas qe kapen me arme pa leje;

Ne makine, me vete, ne publik!

SA JANE DENUAR NGA KETA?

SA JANE NE BURG NGA KETA?

Ka nje arsye pse armet qarkullojne lirisht;

PANDESHKUESHMERIA!

Nuk ka trim qe ben 5 VITE BURG per armen ne brez, PA NJE GARANCI QE NUK MBYLLET 5 VITE BRENDA!

Ka nje treg te viteve te burgut per armembajtjen pa leje-ta themi sic eshte;

Nis me police te korruptuar qe tradhetojne ligjin e koleget, vijon me prokurore e gjykates te korruptuar ende ne sistem!

KY TREG DUHET SHKATERRUAR!

ME NDESHKIM GJITHPERFSHIRES!

Patjeter edhe me monitorim e kallezim te cdo rasti armembajtje pa leje qe kapet nga policia e qe nuk denohet me 5 VITE BURG!


Shtuar 12.05.2021 12:14