Ish-lojtari brazilian, Juninho Pernambucano, tha sot se trajneri i Al Nasr, Rudi Garcia është një “injorant absolut”, sipas mediave franceze.
Juninho, 47 vjeç, ishte drejtor sportiv i Olympique Lyon ndërsa Garcia drejtoi klubin francez nga 2019 deri në 2021.
“Përvoja ime me të ishte e tmerrshme. Garcia është personi më i keq që kam takuar në futboll. Ai është një injorant absolut dhe e vetmja mënyrë për të udhëhequr një ekip është duke futur frikë. Ai vuan të jetë në qendër të vëmendjes. E pranoj se di të mashtrojë shumë njerëz”, tha Juninho.
Futbollisti portugez Cristiano Ronaldo ka nënshkruar së fundmi kontratë me Al Nasr deri në qershor të vitit 2025. Ai do të punojë me Garcia, të cilin Al Nasr e mori vitin e kaluar.
“Garcia zgjedh me kujdes se me kë do të përballet. Nuk funksionon kurrë për ata që janë personalitete të fuqishme, karizmatike, dhe të fortë. Prandaj është e qartë se si do të pozicionohet ai ndaj Ronaldos”, shtoi ish-futbollisti brazilian.
Para Al Nasr, Garcia drejtoi Lille, Roma, Marseille dhe Lyon.
“Garcia kërkon nga futbollistët që të luajnë shumë agresivisht, Garcia nuk di asgjë për pjesën teknike të lojës, inteligjencën e futbollit, ndryshimin e pasimeve të gjata dhe të shkurtra”, përfundoi ish-legjenda e Lyon. /G.D albeu.com/