Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan i ka thënë presidentit rus, Vladimir Putin se thirrjet për paqe dhe negociata duhet të mbështeten nga një deklaratë e njëanshme e armëpushimit dhe një vizion për “një zgjidhje të drejtë”, sipas një deklarate të qeverisë.
Në një telefonatë me Putinin të enjten, Erdogan ka theksuar se negociatat e mëparshme kanë dhënë rezultate pozitive, si krijimi i korridorit të grurit të Detit të Zi, shkëmbimi i të burgosurve dhe iniciativat për të krijuar një zonë të sigurt rreth termocentralit bërthamor të Zaporizhzhia-s, shkruan CNN.
Turqia ka bërë thirrje për t’i dhënë fund konfliktit në shumë raste dhe gjatë vitit 2022 Erdogan është përpjekur të pozicionohej si ndërmjetësues midis Putinit dhe Perëndimit./Albeu.